Ka vdekur Agim Maka, kryetari i parë i Lidhjes Demokratike të Kosovës në Junik.
Lajmin për vdekjen e tij e ka bërë tëditur dega e LDK-së në Deçan, duke thënë se ai la prapa një trashëgimi unike si intelektual dhe se ishte një kontribues i madh në të gjitha etapat e veprimit të LDK-së, përcjell Klankosova.tv.
“Më pikëllim të thellë morëm lajmin për vdekjen e Agim Makaj, familjarit tuaj dhe veprimtarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës. I ndjeri Agim Makaj la prapa një trashëgimi unike si intelektual dhe kontribues i madh në të gjitha etapat e veprimit të LDK-së, si bashkëpunëtor i Presidentit Historik Dr.Ibrahim Rugova, Kryeshef i Parë Ekzekutiv i Komunës së Deçanit, themelues i LDK-së në Junik”.
“Dega e LDK-së në Deçan shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjen Makaj, kryetarit Ruzhdi Shehu, qytetarëve të Junikut dhe gjithë bashkëpunëtorëve të Agim Makajt. Qoftë i përjetshëm kujtimi për veprimtarin e madh Agim Makaj”, thuhet në shkrimin e LDK-së, Deçan.
Shtetet e Gjirit raportojnë sulme të reja me raketa dhe dron...
Rinisin punimet në rrugën “Qamil Hoxha” në Prish...
Brikena e pranon për herë të parë: Kam pëlqim për Mateon
Hajnat depërtojnë me forcë brenda një shtëpie në Gjakovë, vj...
Theret me thikë një person në Prishtinë
Rrahje mes pesë personave në Vushtrri, dy prej tyre bëhen pë...