Kompania KEDS ka lëshuar një telegram ngushëllimi me rastin e vdekjes tragjike të punëtorit të tij, Idriz Prekazi.
Përmes një postimi në faqen zyrtare, KEDS ka ngushëlluar familjen e Prekazit.
Sipas KEDS-it, tashmë i ndjeri ka humbur jetën tragjikisht gjatë kryerjes së detyrës zyrtare.
“KEDS bashkëndjenë në këto momente të rënda me ata që e njohën Idrizin dhe i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes. Ky rast tragjik është një humbje e madhe për kompaninë”, thuhet ndër të tjera në telegram ngushëllimin e KEDS-it./arbresh.info/

Telegram Ngushëllimi
Sot, më datë 21 Korrik 2021, tragjikisht gjatë kryerjes së detyrës zyrtare, ka humbur jetën kolegu ynë, Idriz Prekazi.
I ndjeri Prekazi ishte punëtor në Departamentin e Sistemit të Operimeve. Ai ishte një punëtor i zellshëm dhe i qetë.
KEDS bashkëndjenë në këto momente të rënda me ata që e njohën Idrizin dhe i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes.
Ky rast tragjik është një humbje e madhe për kompaninë.
27-vjetori i marrëveshjes që shënoi fundin e luftës në Kosov...
Operacion në disa lokacione kundër krimit të organizuar, tra...
Lista e 10 më të votuarve të LDK-së
Top 10-shja e PDK-së me e votuar deri tani për deputetë
Bernie Sanders mbështet protestat në Shqipëri
10 më të votuarit e VV-së sipas numërimit të votave deri më ...