Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava ka reaguar pas lajmit për vdekjen e Papa Françeskut në moshën 88-vjeçare.
Me anë të një postimi në Facebook, Tërnava ka kujtuar takimin që pati me Papën në nëntor të vitit 2014, takim për të cilin thotë se u zhvillua në një atmosferë të sinqertë mirëkuptimi, shkruan Arbresh.info.
“Me nder dhe respekt kujtoj takimin që pata me Papa Françeskun në nëntor të vitit 2014 – një takim që u zhvillua në një atmosferë të sinqertë mirëkuptimi dhe u shënua nga mesazhe të thella për tolerancë, dialog dhe harmoni ndërfetare. Ky takim mbetet një kujtim i veçantë dhe një shtysë për të vazhduar rrugën e bashkëpunimit dhe të vlerave të përbashkëta”, ka thënë Tërnava./Arbresh.info/
BE-ja nis parafinancim 61.8 milionë euro për Kosovën në kuad...
Distria Krasniqi kualifikohet në finale të Kampionatit Evrop...
Arrestohet personi i kërkuar për vrasje të rëndë – i s...
Kosova riafirmon mbështetjen për Ukrainën
Rikthehet në normalitet transporti publik në Shqipëri, opera...
Kurti pret në takim deputetin e ardhshëm zviceran Arbër Bull...