Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia ka reaguar pas vdekjes së katër vjeçare nga Gjakova duke thënë se ky rast na ka prekur të gjithëve.
Me anë të një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Vitia tha për përvojën që kanë pasur prindërit është informuar nga deklarimet e tyre publike, përcjell Arbresh.info.
“Jemi informuar për përvojën që kanë pasur prindërit nga deklarimet e tyre publike. Për cilindo që ka mundur të jetë përgjegjës në sistemin shëndetësor duhet të ketë masa, pa vonesë”, ka shkruar Vitia.
Mes tjerash, ai u ka bërë thirrje organeve të hetimit që sa më parë rasti të hetohet në çdo detaj./Arbresh.info
Zjarr në një apartament në Tiranë
Si ushqehen astronautët në hapësirë? NASA ndan pamje
Trump: Falënderimi i takon Allahut, e marta “ditë ferri” për...
Ambasada e SHBA-së: Pashkë të gëzueshme dhe të bekuara për t...
Pashkë në hije lufte/ Papa Leoni XIV: Të mos paralizohemi ng...
Vuçiq: Është gjetur eksploziv pranë infrastrukturës së gazit...