Kryeministri i vendit, Albin Kurti ka shprehur ngushëllime për vdekjen e gazetares ukrainase Olha Priadko, e cila ishte duke qëndruar në Kosovë nga viti 2023.
Kurti ka shkruar se Priadko ishte duke qëndruar në Kosovë bashkë me djalin e saj, shkruan Arbresh.info.
“Na pikëlloi lajmi për ndarjen nga jeta të gazetares ukrainase Olha Priadko. Olha dhe i biri i saj, Yaroslav, gjetën strehim në Kosovë nga viti 2023, për t’i shpëtuar tragjedisë së luftës në Ukrainë. Ajo ishte gazetare profesioniste dhe nënë e përkushtuar, që mbarte me vete forcën dhe kurajën që vetëm ata që kalojnë vuajtje të tilla mund ta kuptojnë”, ka theksuar Kurti.
Tutje, kryeministri ka pohuar se “si pjesë e gazetarëve ukrainas të cilët jetojnë dhe veprojnë në Kosovë përmes programit “Gazetarët në Rezidencë” (JiR), të mbështetur nga Qeveria, ajo ndërtoi një jetë të re këtu mes nesh”
“Në këtë ditë plot dhimbje, me mendje dhe zemër jemi pranë Yaroslavit të vogël, familjarëve e miqve të Olhës”, tha Kurti./Arbresh.info/
KFOR monitoron një operacion shpërthimi në Kosovë
Bashkimi godet fuqishëm, transferon Adrio Baileyn
E rëndë në Australi, një burrë humbet jetën pasi u sulmua ng...
Albion Rrahmani gjen golin e radhës në Çeki
I shpëtoi sulmit rus, ambasadori shqiptar: Raketa depërtoi e...
Presidentja e Komisionit Evropian: Iranit s’duhet t’i lejohe...