Në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë sipas kalendarit sot do të vazhdojë procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.
Në seancën e sotme dëshmitari i radhës pritet të dëshmojë përmes video-lidhjes.
Kurse dje ka përfunduar dëshminë e tij dëshmitari i 118-të, Naser Krasniqi.
Dëshmia e e Krasniqit filloi të hënën dhe me kërkesën e tij, iu hoqën masat mbrojtëse.
Gjatë kohës sa dëshmonte në sallë, ai përfaqësohej nga një avokat i cili ndodhej jashtë sallës së gjyqit, por që sipas kryetarit të trupit gjykues, Charles Smith III, avokati ishte i disponueshëm në rast që dëshmitari kërkon konsultim ligjor lidhur me ato që do të thoshte në Hagë ose me çështje që mund ta inkriminonin.
Gjatë fundit të dëshmisë, Krasniqi përveç nga trupi gjykues, u mor në pyetje sërish nga mbrojtja e Kadri Veselit, përfaqësuar nga avokati Rodney Dixon./rtk
Temperatura deri në 24 gradë, parashikimi i motit për nesër
Studenti shqiptar në Maqedoni të Veriut: Protesta s’është e ...
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...
Hudhra – ilaçi natyral që fuqizon shëndetin
Nxjerrja ilegale e thëngjillit në Vushtrri rrezikon banorët ...
Kopenhaga zgjidhet qyteti më i lumtur në botë