Policia e Kosovës është duke vazhduar procesin e mbajtës së testit me shkrim për konkursin e hapur për zyrtarë policorë, ku Policia e Kosovës ka pranuar 11841 aplikacione dhe testimi është duke u bërë për aplikantët të cilët i kanë plotësuar kriteret e konkursit publik.
Lidhur më përgatitjen e testit me shkrim policia ka bashkëpunuar me ekspert të jashtëm (profesorë të matematikës dhe gjuhës shqipe), me qëllim që testi të jetë i kualitetit të lartë dhe sipas praktikave më të mira, ndërsa pyetjet e njohurive të përgjithshme janë hartuar nga grupi brenda PK-së.
Testimi me shkrim i cili do të zgjasë deri më 28.02.2022 është jetë i hapur dhe transparent dhe po mbahet duke respektuar masat e përcaktuara për menaxhim me pandeminë.
Policia e Kosovës të gjitha kandidatëve që kanë aplikuar në konkursin për zyrtarë policorë ju dëshiron suksese në testin me shkrim. /arbresh.info/
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...