Vazhdon gjendja alarmante e ajrit në Prishtinë

09:04 | 30 Janar 2018

Prishtina po vazhdon të mbetet në kulmin e ndotjes edhe sot, me një ajër i cili konsiderohet shumë i pashëndetshëm.

Nga matja e fundit e bërë nga Qendra për matjen e cilësisë së ajrit e vendosur nga Ambasada Amerikane në Prishtinë, në orën 08:00 të mëngjesit të sotëm, vlera e ndotjes shënon 191 dhe konsiderohet si shumë e pashëndetshme, shkruan Gazeta Express.

Duke krahasuar me ditët më parë, një shumë e tillë qëndron pak më mirë, mirëpo, duke reflektuar një gjendje alarmante.

Nesër qytetarët e Prishtinës do të dalin për të protestuar duke kërkuar përmirësim të situatës sa më shpejtë.

Në anën tjetër, autoritetet thonë se nga e mërkura do të nis zbatimi i disa masave që përfshin mos lejimin e veturave në Prishtinë.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara