Ende janë duke vazhduar kërkimet për Beqir Malokajn, i cili është raportuar i zhdukur, para gjashtë dite.
Për kërkime ka dalë sot edhe kryetari i Istogut, Ilir Ferati, i cili tha se mobilizimi për kërkim ishte i jashtëzakonshëm.
“Ekipet nga njësitë lokale, FSK, Policia e Kosovës, Klubi Alpin Podguri, Shoqata e Kërkim-Shpëtimit, ambulanca dhe qytetarët po bashkëpunojnë si rrjet i përbashkët, duke kërkuar çdo gjurmë të bashkëqytetarit tonë nga Saradrani, Zotëri Malokajn”, ka thënë Ferati në Facebook.
Ferati shtoi se si institucion komunal, mbeten të përkushtuar për çdo qytetar, duke ofruar mbështetje dhe prani aktive kudo ku ka nevojë.
Bedri Hamza e mirëpret Aida Dërgutin në PDK
Franca përgatit ndihmë financiare për linjat ajrore pas rrit...
Vlahovic i vetëofrohet Barcelonës
Kurti nderon Bahri Fazliun: Figurë e rrallë që bashkoi pushk...
Kane e barazoi një rekord të Ronaldos në Ligën e Kampionëve
Kujdes parësor shëndetësor për fëmijët, Vitia njofton vendim...