Vasfije Krasniqi ka ndarë rrëfimin e saj si e mbijetuar e dhunës seksuale në luftën e fundit në Kosovë, në Kombet e Bashkuara në Ditën Ndërkombëtare për Parandalimin e Dhunës Seksuale në Konflikt.
Ajo e dërgoi rrëfimin e tmerrit nga okupatori serb në Nju Jork, duke qenë përfaqësuesja e zyrës së Presidencës së Kosovës.
“Duke përfaqësuar Zyrën e Presidentes si e Dërguar e Posaçme për Dhunën Seksuale gjatë luftës, Vasfije Krasniqi, ndau rrëfimin e saj dhe të mijëra të mbijetuarve të tjerë, duke i kujtuar botës se këto krime nuk harrohen dhe nuk duhet të mbeten të pandëshkuara”, theksohet në postimin e Presidencës.“Në këtë ngjarje të organizuar nga Misionet e Përhershme të Shqipërisë, Ukrainës dhe Sudanit në OKB, Kosova dha një mesazh të qartë dhe të fuqishëm: drejtësia për të mbijetuarit e dhunës seksuale në konflikt nuk është zgjedhje – është detyrim moral dhe ndërkombëtar”, vazhdon postimi.
Negociatori iranian thotë se Teherani është “i përgati...
Abdixhiku e Osmani vazhdojnë së bashku vizitat nëpër familje...
Moti nesër me vranësira e shi
Yamal tërhoqi vëmendje në Barcelonë – valëviti flamuri...
Këta janë gjashtë kandidatët e vetëm të PSD-së për zgjedhjet...
Kurti takon Zyrtaren për Kosovën në Ministrinë Federale për ...