Njëra ndër gratë e cila ka qenë viktimë e dhunës seksuale gjatë luftës nga forcat serbe, Vasfije Krasniqi është takuar me Përfaqësuesen e Lartë të Bashkimit Evropian, Federica Mogherini.
Sipas Krasniqit, Mogherini u ka ofruar mbështetje duke i premtuar se çështja e të mbijetuarave të dhunës seksuale gjatë luftës nuk do të lihet në harresë.
“Sonte pata rastin të takohem me Përfaqësuesen e Lartë të BE-së, për Punë të Jashtme dhe Politikë të Sigurisë, Federica Mogherini. Pasi që Bashkimi Evropian është përfshirë në diskutimet për paqe në mes Kosovës dhe Serbisë, unë ndava me të shqetësimet e të mbijetuarave të dhunës seksuale: ne nuk duam të harrohemi në negociata, ne duam që zërat tona të dëgjohen. Ajo më premtoi që do të bëj çdo gjë për t’u siguruar mbështetje të mbijetuarave”, ka shkruar Vasfije Krasniqi në Facebook.
Qindra të evakuuar pasi një zjarr përfshiu një klub nate në ...
Kjo është harta e Kosovës ku shënjohen 103 masakrat e viteve...
Ky është parashikimi i motit për ditën e hënë
Nis mbushja e gropës në rrugën “Don Shtjefën Kurti”, R...
Shembja e rrugës, Oda e Inxhinierëve: Moszbatim i plotë i li...
Kurti viziton Kombëtaren para finales: Përmes jush kemi mund...