Xhylie Berisha, nëna e deputetit Bekë Berisha, është varrosur sot.
Në varrimin e saj ka marrë pjesë edhe kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, i cili ka ndarë disa fotografi nga momentet e fundit të lamtumirës për të ndjerën në llogarinë e tij në Facebook.
Haradinaj ka shprehur ngushëllimet për humbjen e Xhylie Berishës, duke e cilësuar atë si një grua të urtë dhe një nënë patriotike që ka kontribuar gjatë gjithë jetës për lirinë e Kosovës.
“E tërë familja Berisha ishte në ballë të luftës për liri. Shtëpia e familjes Berisha ishte çerdhe për shumë luftëtarë të UÇK-së. E ndjera ishte një grua e urtë, një nënë patriotike e atdhetare e cila tërë jetën ishte e angazhuar për lirinë e Kosovës”, shkroi Haradinaj./Arbresh.info
Scholzi pas takimit me Vuçiqin: Ka një marrëveshje Kosovë-Se...
Krasniqi: Tash gjithçka është ndryshe dhe më mirë në veri
Banorët diskutojnë si t’i shpenzojnë 63 euro, buxheti më i u...
Scholz dhe Vuçiç takohen në Gjermani për litiumin
Kurti mirëpriti zv.kryetaren e organizatës “Internati...
Erdogan bisedë telefonike me Melonin: Në Siri po bëhet agres...