Varianti Omicron mbërrin edhe në Kanada, dy persona rezultojnë pozitiv

07:29 | 29 Nëntor 2021

Dy raste të variantit të ri të COVID-19, Omicron, janë konfirmuar në Kanada, njoftuan zyrtarët qeveritarë të dielën.

“Sot, provinca e Ontarios ka konfirmuar dy raste të variantit Omicron të COVID-19 në Otava. Të dyja janë raportuar në individë me udhëtime të fundit nga Nigeria”, ka thënë Christine Elliott, zëvendëskryeministre dhe ministre e shëndetësisë, dhe Dr. Kieran Moore, shefi mjekësor i shëndetësisë, përcjell telegrafi.

“Shëndeti Publik i Otavës po kryen menaxhimin e rasteve dhe kontakteve dhe pacientët janë në izolim”, është thënë më tej.

Kanadaja, ashtu si SHBA-ja, ka ndaluar udhëtimin nga Afrika e Jugut – e cila ka numrin më të madh të rasteve – dhe shtatë vende të rajonit. Por Nigeria nuk është një nga vendet në listën e ndaluar.

Eric Feigel-Ding, një epidemiolog, tha për DailyMail.com të premten se ai besonte se varianti i ri tashmë është ‘ndoshta në mbarë botën’.

Një paciente në Belgjikë që rezultoi pozitiv – i pari në Evropë – nuk kishte qenë në Afrikën Sub-Sahariane.

Ajo kishte udhëtuar në Egjipt përmes Turqisë dhe rezultoi pozitive për Omicron në kthimin e saj.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara