Komisioni Evropian publikoi Pakon e Zgjerimit për vendet kandidate dhe aspiruese për anëtarësim në BE.
Prezantimi i paketës së zgjerimit 2022, e bëri Komisionari për Fqinjësi dhe Zgjerim, Oliver Varhelyi.
Në fillim të fjalës së tij, Varhelyi deklaroi në pika të shkurtra, zhvillimet e fundit të BE-së në raport me vendet kandidate, përgjatë vitit të fundit.
Ai rikujtoi se pas fillimit të luftës mes Rusisë ndaj Ukrainës, kjo e fundit së bashku me Gjeorgjinë e Moldavinë, kanë aplikuar për statusin e vendit kandidat për anëtarësim në BE.
Varhelyi rikujtoi se Ukrainës dhe Moldavisë u është dhënë ky status, ashtu si edhe Gjeorgjisë që do t’i jepet së shpejti, raporton rtk.
Ai gjithashtu deklaroi se kanë filluar edhe bisedimet për anëtarësim të Shqipërisë e Maqedonisë së Veriut.
“Ballkani Perëndimor është pjesë e BE-së dhe gjashtë vendet e këtij rajoni, duhet të bëhen pjesë e BE-së, sa më shpejt të jetë e mundur”, tha Varhelyi.
Varhelyi deklaroi se Paketa e Zgjerimit të BE-së përfshinë 6 vendet e Ballkanit Perëndimor plus Turqinë.
“E nga viti i ardhëm, do të përfshijë edhe Ukrainën, Gjeorgjinë e Moldavinë”.
“Raportet tona ofrojnë udhërrëfyes të qartë dhe janë realë dhe tregojnë se si të ecet përpara”.
Ai tha se kriza energjetike është sfidë për Ballkanin Perëndimor dhe BE-në. Pasi paraqiti në pika të shkurtra investimet e BE-së në forma të ndryshme në rajon, përmes grandeve në infrastrukturë dhe ekonomi, Varhelyi paraqiti situatën për secilin vend.
Karateistja Vlera Qerimi afër medaljes së bronztë në Stambol...
Bisedimet e paqes Ukrainë-Rusi vijojnë javën e ardhshme
11 policë të lënduar e 23 të arrestuar nga protesta e PD’së ...
Reshje lokale shiu, pritet të ketë edhe intervale me diell –...
Gjermania arreston një person nën dyshimin se po planifikont...
Për çfarë flet filmi “Sinners” që mori më së shu...