Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) njofton se tani e tutje ofrohet vaksinimi kundër Human Papilloma Virusit (HPV) edhe për vajzat nga mosha 13-21 vjeçe.
Përmes një njoftimi në Facebook, nga ky Institut thuhet se vaksinimi për këtë grup moshë bëhet në baza vullnetare.
Ndërsa vaksinimi mund të bëhet në të gjitha Qendrat Kryesore të Mjekësisë Familjare në komunat përkatëse dhe në IKSHPK.
“Ndërkohë, pas fazës së parë të suksesshme të vaksinimit kundër HPV, për vajzat e klasave të gjashta (12 vjeçe), sipas Kalendarit të rregullt të vaksinimit, tani ka filluar faza e dytë, gjatë të cilës, deri më 31 dhjetor 2024, vaksinën kundër HPV mund ta marrin edhe vajzat të cilat për arsye të ndryshme, nuk janë vaksinuar gjatë fazës së parë”, thuhet në njoftimin nga IKSHPK-ja./Arbresh.info/
Nxori armën nga çanta dhe shtiu, një muaj paraburgim ndaj Bu...
15 ditë vendimtare, marrëveshje ose zgjedhje të reja
Procedura të reja në Aeroportin e Prishtinës për fluturime
Më pak se 3 orë deri në fillimin e bllokadës nga SHBA
Endrit Thaçi feston ditëlindjen – edhe një vit larg babait
Netanyahu: Irani shkeli rregullat e negociatave, e mbështesi...