Vaksina që erdhi në Kosovë, ‘AstraZeneca’ ndryshon emrin, pranon rastet e rralla të trombozës

18:03 | 30 Mars 2021

Kompania që e prodhoi vaksinën AstraZeneca, që ishte në qendër të vëmendjes globale në javët e fundit, ka vendosur t’ia ndryshojnë emrin. Tashmë, ajo do të njihet si “Vaxzevria”. Ndryshimi i emrit nga drejtuesit e kompanisë mendohet se ka ardhur për shkak të kritikave të shumta në drejtim të saj.

Ndryshimi i emrit është miratuar nga Agjencia Europiane e Barnave më 25 mars, pas një kërkese të grupit farmaceutik anglo-suedez.

Lajmi është publikuar dhe në faqen zyrtare të EMA, e cila shpalosi edhe broshurën e vaksinës, ku shihet se mes efekteve anësore janë listuar edhe rastet e rralla të trombozës (mpiksa e gjakut), raporton A2.

Kosova ka marrë të dielën kontigjentin e parë të këtyre vaksinave nga programi COVAX. Kjo u bë me një ceremoni, në të cilën përpos kryeministrit, morën pjesë krerët e institucioneve vendore shëndetësore.

I pari që u vaksinua me të të hënën ishte kryeministri Albin Kurti. Ai tha se po i inkurajon të gjithë qytetarët që ta marrin këtë vaksinë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara