Zëdhënësi i Ambasadës Amerikane në Prishtinë, Richard Mei, ka thënë për “Zërin” se vizita e gjeneralit Timothy Orr për festën e Pavarësisë është anuluar për shkak të mospezullimit të taksës për mallrat që vijnë nga Serbia dhe Bosnja. Ai nuk jep detaje sesi do të veprohet për vizitat e ardhshme ose trajnimet e planifikuara për FSK-në. Përndryshe, më 14 dhjetor 2018 Kosova formoi Ushtrinë e saj falë mbështetjes së Amerikës, derisa shumë shtete anëtare të NATO-s ishin kundër.
Këmbëngulësia e Qeverisë së Kosovës për të mos e zhbërë vendimin për taksën ndaj produkteve që vijnë nga Serbia dhe Bosnjë e Hercegovina ka bërë që Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) të nisin me masa ndëshkuese për Kosovën, respektivisht për Ushtrinë e saj.
Si pasojë e mossuspendimit të tarifës në fjalë ditët e fundit është bërë e ditur që komandanti i Gardës Kombëtare të IOWA-s, gjeneralmajor Timothy Orr, ka anuluar vizitën e paraparë në Kosovë për përvjetorin e 11-të Pavarësisë, shkruan më tutje Gazeta “Zëri”.
Nëpërmjet një letre që gjenerallejtënant Rrahman Rama ia ka dërguar presidentit të Kosovës Hashim Thaçit ka bërë të ditur se SHBA-ja ka paralajmëruar mundësinë e anulimit të programeve trajnuese, edukative dhe vizitave ushtarake për pjesëtarët e FSK-së po që se Qeveria nuk reflekton rreth taksës.
Policia jep detaje për rastin në Llaushë të Skenderajt, vikt...
Një muaj paraburgim ndaj pejanit për shitje dhe blerje të na...
Kriza me derivate, ndërmarrja “Trepça” ndan 400 mijë euro pë...
Alarmon shoqata e qumështarëve: Jemi në një situatë alarmant...
Azemi: Punëtorët teknik dhe fizik të Prishtinës kërkojnë pag...
“Një qytetërim i tërë do të vdesë sonte”, Trump kërcënon sër...