Ushtarët italianë të KFOR-it kanë kryer patrulla në komunën e Dragashit.
Sipas njoftimit, patrulla të tilla kontribuojnë në sigurinë për të gjitha etnitë në Kosovë.
“Patrulla të tilla kontribuojnë në sigurinë për të gjitha etnitë në Zonën e Përgjegjësisë RC-W dhe pasqyrojnë përpjekjet e KFOR-it drejt një mjedisi të sigurt për të gjithë njerëzit dhe komunitetet në Kosovë dhe lirinë e lëvizjes. KFOR-i vazhdon të zbatojë mandatin e tij – bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të vitit 1999 – për të kontribuar në një mjedis të sigurt për të gjithë njerëzit dhe komunitetet që jetojnë në Kosovë dhe lirinë e lëvizjes, në çdo kohë dhe në mënyrë të paanshme. KFOR-i punon në koordinim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe Misionin e Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX) në rolet e tyre përkatëse si reagues të sigurisë”, thuhet në njoftim.
Tetë vende myslimane dënojnë vendimin e Izraelit për mbyllje...
Qorrolli: Nuk duhej të pezullohej puna e Kuvendit
Kaplohet nga zjarri një banesë në Tiranë, humb jetën një i m...
Konjufca shpreh mirënjohjen për mbështetjen e Irlandës
Hoxha pret Sinanin: Shqipëria mbetet e përkushtuar për të mb...
Parashikimi i motit për të premten