Ushtarët italianë të Batalionit të Forcës Operative të Rezervës (ORF-BN), pjesë e misionit të KFOR-it të udhëhequr nga NATO, kanë realizuar një patrullim rutinë në komunën e Zubin Potokut.
Në njoftimin e KFOR-t thuhet se qëllimi i këtij patrullimi ishte sigurimi i rendit dhe mundësimi i lëvizjes së lirë për të gjithë qytetarët.
Bëhet e ditur se patrullimi është pjesë e misionit të përditshëm të KFOR, i cili ka si prioritet garantimin e sigurisë për të gjitha komunitetet që jetojnë në Kosovë.
“KFOR vazhdon të zbatojë mandatin e tij, bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara (1999), për të siguruar një mjedis të sigurt dhe lëvizje të lirë për të gjithë qytetarët e Kosovës, në mënyrë të paanshme dhe të vazhdueshme”, thuhet në njoftim./Arbresh.info
Plagosën 25-vjeçarin në Prishtinë, të dyshuarit në arrati
Trump përfundon vizitën shtetërore në Kinë
QKUK: 25-vjeçari në gjendje kome pasi u plagos mbrëmë në Pri...
Hamza: Qeveria të ndalë provokimet dhe keqpërdorimin e shtet...
“Një këngë me një mesazh”, BBC vlerëson performancën e Alis:...
A duhet partitë ta paraqesin nga një emër për president para...