Ministria e Mbrojtjes së Shqipërisë ka bërë të ditur se ushtarë të FASh-it, pjesë e KFOR-it, janë certifikuar për trajnimin “Fire Phobia”.
Në një postim në Facebook, kjo ministri bën të ditur se investimi në rritjen e kapaciteteve njerëzore është një proces i pandalshëm që kërkon kohë dhe përkushtim.
“Energjitë tona janë të fokusuara në rritjen profesionale të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë. Efektivët e batalionit Komando, pjesë e kontingjentit KFOR 07 Pejë, Kosovë, u certifikuan për trajnimin ‘Fire Phobia”.
“Të asistuar nga instruktorët hungarezë në Bazën Novo Selo në Kosovë, efektivët e Forcave të Armatosura të Shqipërisë hedhin një hap më tej drejt rritjes profesionale, që përkthehet në më shumë siguri në terren”, thuhet në njoftim./Arbresh.info/
Goditi me grusht kapitenin e ekipit kundërshtar, portieri sp...
Haxhiu fajëson opozitën: Mungesa e tyre prodhon pasoja direk...
Nagavci sërish fton opozitën për pjesëmarrje në seancën për ...
Nis seanca për presidentin, veç VV në sallë
Cakolli: Afati i fundit kushtetues për zgjedhjen e President...
Kaq para do të fitojë Amir Rrahmani me kontratën e re tek Na...