KFOR ka njoftuar se ushtarët bullgarë që janë pjesë e këtij misioni, kanë kryer një stërvitje pesëditore në zonën e Dragashit. Qëllimi i këtij trajnimi, thekson KFOR’i, është përmirësimi i aftësive të mbikëqyrjes përmes një kombinimi të patrullimeve me mjete dhe në këmbë.
Tutje, shtohet se, stërvitjet e tilla janë thelbësore për të mbajtur një prani të dukshme dhe të paanshme.
“Qëllimi i stërvitjes ishte përmirësimi i aftësive të mbikëqyrjes përmes një kombinimi të patrullimeve me mjete dhe në këmbë, duke siguruar që KFOR-i të ruajë efektivitetin operacional në monitorimin dhe kontrollin e zonës. Këto stërvitje dhe patrullime janë thelbësore për të mbajtur një prani të dukshme dhe të paanshme, për të rritur ndërgjegjësimin mbi situatën dhe për të mbështetur stabilitetin në mbarë zonën e përgjegjësisë së RC-W.”, thuhet në njoftim./Arbresh.info
Ngjarje e rëndë në Shqipëri, vdes 65-vjeçarja pasi u sulmua ...
“Hendeku është i pakapërcyeshëm”, dështojnë bisedimet mes Ir...
Real Madridi i rikthehet në garë për Konaten, por ka një pro...
Rizvanolli kërkon të ndalen keqinterpretimet dhe keqinformat...
Pse gratë janë më skeptike ndaj inteligjencës artificiale se...
Çmimi i arit rikthehet mbi 5000 dollarë