Ulja e pagave, KGjK-ja thërret mbledhje urgjente

14:30 | 23 Nëntor 2022

Këshilli Gjyqësor i Kosovës ka bërë të ditur se sot do të mbajnë një mbledhje të jashtëzakonshme.

Në njoftimin e dërguar për media thuhet se në këtë mbledhje e cila do të jetë njëorëshe, do të diskutohet lidhur me vendimin e fundit të Qeverisë së Kosovës për uljen e pagave të gjyqtarëve.

Kjo mbledhje do të fillojë nga ora 16:00.

Shpërndaje në rrjete sociale