Ulja e pagave, dhjetëra seanca gjyqësore janë anuluar vetëm sot

15:35 | 24 Nëntor 2022

Vetëm gjatë ditës së sotme, janë anuluar dhjetëra seanca nëpër gjykatat e ndryshme në Kosovë, pas vendimit të Qeverisë për uljen e pagave të prokurorëve dhe gjyqtarëve në vend.

Qeveria dje mori vendim që ta shfuqizojë vendimin e vitit 2017 për pagat në sistemin e drejtësisë në Kosovë, e ky shfuqizim, do të thotë ulje page për gjithë prokurorët dhe gjyqtarët.

Anulimin e dhjetëra seancave në vend, për arbresh.info e bënë të ditur nga Instituti i Kosovës për Drejtësi.

“Pasojat e gjithë këtij vendimi veçse janë parë akoma pa kaluar 24 orë nga marrja e vendimit të Qeverisë e ku dëmin e pësojnë qytetarët e Republikës së Kosovës, IKD ka raportuar për dhjetëra seanca , të cilat nuk janë mbajtur gjatë ditës së sotme pas vendimit të marrë nga KGJK dhe KPK.” – ka konfirmuar Medina Kadriu nga IKD.

Ky anulim i seancave ka ardhur si pasojë e mbledhjes së Këshillit Gjyqësor të Kosovës, e cila sot vendosi që të pezullojë aktivitetin e gjyqtarëve në vend, përveç rasteve emergjente./arbresh.info/Emir Abduramani

Shpërndaje në rrjete sociale