Prania e manganit në liqenin e Badocit, është ende e lartë, rrjedhimisht uji s`mund të përdoret për pije dhe zierje.
Qytetarët po furnizohen me ujë në mënyra të ndryshme. Furnizimi po bëhet edhe përmes autoboteve të siguruara nga Ujësjellësi i Prishtinës.
Edhe këtë të diel, në rrugët “Ndue Përlleshi” dhe “Shaqir Igrishta” kishte banorë që furnizoheshin përmes kësaj forme.
Përveç autoboteve, qytetarët thanë se edhe po e blejnë në markete ujin e pijshëm.
Zëdhënësja e Ujësjellësit Rajonal “Prishtina”, Arieta Mjeku, tha për RTK, përmes telefonit se, sikur në ujin e patrajtuar dhe të trajtuar vazhdon të jetë e lartësasia e manganit.
Në përgjigjen e Mjekut, thuhet se 0.08 mg për litër është sasia e manganit në sasinë e ujit të patrajtuar. Ndërsa tek uji i trajtuar, 0.03 mg për litër.
Paralajmërim për diabetin, simptoma të pazakonta mund të shf...
Parashikimi i motit për ditën e nesërme
Arsyeja pse zgjoheni në orën tre të mëngjesit
OBSH: Përhapja e shpejtë e epidemisë së fruthit në Banglades...
Deklarata e Gecit, Musliu: Gjuha e tillë s’guxon të bëhet st...
Presidenti kroat: S’kemi armiq përveç Serbisë, BE po shndërr...