Një 19 vjeçar ka vdekur sot në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës në orët e pasditës.
Ai kishte marrë lëndime të rënda si pasojë e një vetaksidenti i cili kishte ndodhur para dy javësh në fshatin Brekoc të Gjakovës.
Lajmin për Arbresh.info ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjakovës Sheremet Elezaj.
“Më datën 24.09.2025, në fshatin Brekoc-Gjakovë, si pasojë e lëndimeve të shkaktuara në një vetaksident, tre persona u dërguan për trajtim mjekësor. Sot jemi njoftuar nga QKUK se njëri nga të lënduarit, i cili ishte duke u trajtuar atje, ka ndërruar jetë. Me vendim të prokurorit të shtetit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për ekzaminim mjeko-ligjor”, tha Elezaj./Arbresh.info/
Trafikanti shqiptar në arrati prej më shumë se një viti pasi...
Luksi mbi njëvjeçar i Mourinhos në Stamboll i kushtoi Fenerb...
Ukraina prodhon më shumë dronë se të gjitha vendet e NATO-s
Atentati në Rinas: 50 plumba u zbrazën mbi Benzin ku udhëton...
Britania ndalon ndarjen e inteligjencës me SHBA për sulmet n...
Kafja më e shtrenjtë në botë? Në Dubai për 1,000 dollarë fil...