U bllokuan në malin e Jezercës, helikopteri i Forcave Ajrore shpëton turistët nga Kosova

07:12 | 26 Qershor 2020

Një grup turistësh nga Kosova të cilët po vizitonin malin e Jezercës janë shpëtuar nga ndërhyrja e Forcave Ajrore të Shqipërisë, pasi kishim mbetur të bllokuar për disa orë.

Sipas autoriteteve shqiptare, në operacionin e kërkim shpëtimit u angazhua një helikopter i FA-së, i cili mori në bordin e tij 6 shtetasit shqiptarë nga Kosova.

Operacioni nga ajri nisi rreth orës 19:00 dhe pas gati dy orë, turistët u morën nga zona ku ishin bllokuar dhe u dërguan në Theth.

Mësohet se gjendja shëndetësore e të gjithë turistëve është e mirë.

Në operacionin e Forcës Ajrore bashkëpunoi dhe Policia e Shtetit të Shqipërisë.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara