Turqia po punon me Rusinë dhe Ukrainën që ta mundësojnë eksportin e grurit

14:13 | 7 Qershor 2022

Turqia është duke punuar me Rusinë dhe Ukrainën për eksportin e grurit përmes një plani që do të drejtohet nga Organizata e Kombeve të Bashkuara.

Ministri i Mbrojtjes në Turqi, Hulusi Akar, ka thënë se po punojnë që gruri të eksportohet  nga portet ukrainase përmes një korridori të sigurt të transportit, raporton BBC, transmeton Express.

Ukraina është një eksportues i madh i vajit të gatimit, si dhe i drithërave si misri dhe gruri. Rusia gjithashtu eksporton sasi të mëdha drithërash, si dhe plehra. Mungesa e këtyre eksporteve ka bërë që çmimi i alternativave të rritet.

E për shkak të luftës, një pjesë e eksporteve janë limituar – duke shkaktuar krizë ushqimi.

Bashkimi Evropian e ka akuzuar Rusinë që ka shkaktuar krizë globale ushqimore.

Nëpër tregje janë rritur dukshëm çmimet për produktet esenciale.

 

Shpërndaje në rrjete sociale