Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga priti Ambasadoren e Republikës së Turqisë në Kosovë, Kivilcim Kiliç me të cilën bisedoi rreth projekteve të përbashkëta në kuadër të Këshillit Kombëtar për të mbijetuarit e dhunës seksuale gjatë luftës, njofton kumtesa presidenciale.
Presidentja Jahjaga vlerësoi lart përkushtimin e Ambasadores Turke për të ofruar mbështetje për të mbijetuarit e dhunës seksuale gjatë luftës me anë të projekteve të shumta, të cilat tashmë kanë filluar zbatimin, si në fushën e ofrimit të shërbimeve shëndetësore falas, ashtu dhe në fushën e fuqizimit ekonomik me anë të trajnimeve të shumta dhe mbështetjes financiare.
Ambasadorja Turke, Kivilcim Kiliç përgëzoi Presidenten Jahjaga për mbështetjen institucionale që u ka ofruar të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë luftës dhe shprehu përkushtimin e saj për të vazhduar edhe në të ardhmen mbështetjen ndaj kësaj kategorie.
OVL e UÇK-së distancohet nga individët në protestën në Shqip...
15 vjet më vonë, e njëjta histori: Atlético i mbyll derën Re...
Numërohen 45% e votave për deputetë, Kurti e kalon 105 mijës...
Vashat e Kosovës fitojnë bindshëm ndaj Gjibraltarit, siguroj...
FBI dhe autoritetet kanadeze asistojnë Policinë e Kosovës në...
“Na bëni të qeshim më shumë se Barcelona” – Atletico i...