Për patrullimet e trupave të KFOR-it te Liqeni i Ujmanit, Beogradi zyrtar po e akuzon presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi.
Kryetari i Komisionit Parlamentar për Kosovën në Serbi, Milovan Drecun ka thënë se Thaçi po e përdor praninë e forcave të KFOR-it në hidrocentralin e Gazivodës, për të futur në histori marrëveshjen e energjisë me Serbinë.
Drecun po pretendon se paralajmërimet e fundit për tensione, po synojnë të frikësojnë popullin serb, transmeton lajmi.net.
“Në ditët e fundit kemi pasur tensione të ngritura pas një fushate të dezinformimit e cila synon ta frikësojë popullin serb dhe të formojë një situatë ku priten incidente”, tha Drecun.
Ai ka kërkuar shpjegime nga KFOR-i për patrullimet e djeshme në afërsi të Ujmanit.
“Ne po hyjmë në fazën kritike të zgjidhjes Kosovë-Serbi dhe KFOR-i nuk është bindës kur thotë se kryen vetëm stërvitje. Qëllimi i këtij ushtrimi mbase kishte një mesazh”, deklaroi Drecun.
Ky i fundit po thotë se Kosova medoemos po tenton ta marrë në pronësi këtë Liqen.
Sipas Drecunit kjo po bëhet duke tentuar të improvizohet një marrëveshje e Energjisë, që ai thotë se nuk ekziston.
Milovan Drecun theksoi se Serbia duhet ta marrë parasysh qëndrimin e Uashingtonit për zgjidhjen me Kosovën./lajmi.net/
Hoti dhe Azemi diskutojnë për punëtorët e sektorit privat
KQZ miraton planin e punës, pezullohet nëse ka zgjedhje të j...
AGK-ja e dënon gjuhën e papranueshme dhe të rrezikshme të Lu...
Suedia ia vazhdon kontratën Potterit deri në vitin 2030
FIFA ende nuk pa asnjë reagim pas deklaratave të ministrit t...
Aksion në Prishtinë për largimin reklamave pa leje nga hapës...