Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump tha se shpreson që SHBA-ja të mos përfshihet në luftë me Iranin. Presidenti Trump i bëri këto komente para takimit me presidentin e Zvicrës, Ueli Maurer.
Zvicra, një vend neutral, ka qenë historikisht një ndërlidhëse midis Shteteve të Bashkuara dhe Iranit, të cilat nuk kanë marrëdhënie diplomatike.
I pyetur nga gazetarët nëse Uashingtoni do të fillojë një luftë me Iranin, presidenti Trump tha se “shpreson që kjo të mos ndodhë”.
Tensionet mes dy vendeve janë përshkallëzuar ditët e fundit duke ngritur shqetësimet për një konflikt të mundshëm.
Shtetet e Bashkuara larguan stafin diplomatik nga ambasada e saj në Irak pas sulmeve të fundjavës në katër depozita nafte në Gjirin Persik.
Gazeta Washington Post, duke cituar zyrtarë të paidentifikuar të SHBA-së, raportoi se Trump preferoi një rrugë diplomatike me Iranin dhe bisedime të drejtpërdrejta me udhëheqësit e saj, por disa nga këshilltarët e tij po i japin shtysë një lufte mes dy vendeve.
Kryesuesja e Dhomës së Përfaqësuesve, Nancy Pelosi, të enjten përshëndeti atë që e quajti mungesë “oreksi” të Trumpit për konflikt ushtarak me Teheranin.
Spitali i Pejës për vdekjen e punëtorit nga Strellci i Deçan...
Haxhiu: Kujtimi për Selver Haradinajn mbetet i përhershëm
Ministria e Shëndetësisë: Sulmet në Liban vranë 89 persona d...
Ambasada amerikane: Policia e Shtetit po pajiset me dronët m...
Kur pritet ulja e çmimit të naftës në Kosovë?
Hapet autoudha Prizren–Prishtinë