Tri rrugë në kryeqytet sot do të jenë të mbyllura për shkak të punimeve

08:40 | 22 Tetor 2020

Komuna e Prishtinës ka njoftuar se sot do të mbyllen për qarkullim rrugët “Gazmend Zajmi”, “Ali Pashë Tepelena” dhe “Karl Gega”.

Po ashtu komuna njofton se rrugët do të jenë të mbyllura nga ora 7:30 deri të premten, më 23 tetor, në orën 18:00.

“Komuna ka lutur qytetarët që qarkullimin ta planifikojnë duke u bazuar në këtë njoftim dhe që gjatë kësaj kohe të i shfrytëzojnë rrugët alternative”, thuhet në njoftim.

Lajmet më të lexuara