Treni përplas veturën në Ferizaj

14:39 | 26 Maj 2018
V. S.

Një veturë është përplasur nga një tren i Hekurudhave të Kosovës. Aksidenti ka ndodhur para pak çastesh në Ferizaj.

Një lexues i Gazetës Insajderi ka dërguar fotografi nga vendi i ngjarjes.

Rasti ka ndodhur në fshatin Nikodin të Ferizajt. Nuk dihet nëse ka të lënduar në këtë aksident./insajderi/

Shpërndaje në rrjete sociale