Tre ushtarë hungarezë u plagosën dje nga protestuesit në veri

09:54 | 30 Maj 2023

Tre ushtarë hungarezë janë plagosur me armë zjarri nga protestuesit serbë dje në veri të Mitrovicës.

Rastin e ka bërë të ditur KFOR-i, përmes një komunikate për media.

Siç thuhet në komunikatë, të lënduarit kanë marr tretman mjekësorë dhe janë jashtë rrezikut për jetën.

“Tre ushtarë hungarezë u plagosën nga përdorimi i armëve të zjarrit. Të lënduarit nuk janë në rrezik për jetën”, thuhet në komunikatën e KFOR-it.

Kujtojmë se nga përleshja e djeshme në mes të protestuesve serbë dhe forcave të KFOR-it mbetën të lënduar 30 ushtarë./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme