Tre persona janë lënduar në një aksident të ndodhur mes dy automjeteve në lëvizje në lagjen “Dardania” në Prishtinë, shkruan arbresh.info.
Flora Ahmeti, zëdhënëse e policisë për rajonin e Prishtinës, ka konfirmuar lajmin për arbresh.info, ku tha se të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor.
“Sot rreth orës 16:00, në lagjen Dardania, në Prishtinë, ka ndodhur një aksident rrugor në mes dy automjeteve në lëvizje. Bazuar në të dhënat fillestare, si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar 3 persona. Personat e lënduar janë dërguar për trajtim të nevojshëm mjekësor, ndërkohë që me rastin po merret njësiti i trafikut”, tha Ahmeti./arbresh.info/
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...