Tre të arrestuar për posedim të narkotikëve dhe armëmbajtjeje pa leje

09:58 | 21 Prill 2021

Në Prizren janë arrestuar tre persona pasi që gjatë kontrollit në makinën e tyre janë gjetur dy pistoleta me tre copë fishekë, 8.9 gram substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë, një thikë, një shufër, një boks metali, një pako rizlla dhe disa qese najloni, ku më pas edhe janë sekuestruar, shkruan arbresh.info.

Pasi janë intervistuar me vendim të prokurorit njëri prej tyre është dërguar në mbajtje ndërsa dy të tjerët janë liruar të procedurë të rregullt.

“Rr. Aziz Kelmendi, Prizren 20.04.2021-18:10. Janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj kosovarë pasi që gjatë kontrollit në trup dhe në automjetin e tyre janë gjetur dhe sekuestruar: dy pistoleta me tre copë fishkë, 8.9 gram substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë, një thikë, një shufër, një boks metali, një pako rizlla dhe disa qese najloni. Të njëjtit janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit njëri prej tyre është dërguar në mbajtje ndërsa dy të tjerët janë liruar të procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e policisë./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara