Tre persona të lënduar si pasojë e një aksidenti në Prishtinë

20:00 | 10 Qershor 2021

Tre persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur në rrugën “Ilir Konushevci’ në Prishtinë.

Rastin për arbresh.info e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Ky aksident ka ndodhur rreth orës 18:20, ndërsa me rastin po merret njësiti i trafikut

“Sot rreth orës 18:20, në rrugën “Ilir Konushevci” ka ndodhur një aksident rrugor në mes të tri automjeteve. Si pasojë e aksidentit, ndihmë mjekësore kanë kërkuar tre persona. Me rastin po merret njësiti i trafikut”, ka thënë Ahmeti./arbresh.info/

Lajmet më të lexuara