Nënstacioni i policisë në fshatin Bardhosh sot ka pasur goxha punë.
Kjo pasi tre fëmijë nga ky fshat ishin zhdukur gjatë ditës.
Rastin këtu e kishte raportuar babai i fëmijëve Venhar Ibrahimi.
Tre fëmijët që janë motër dhe vëlla mes vete iu kishin thënë familjes se po shkonin në një kampiong.
Abdullah Ibrahimi, Asja dhe Merjemi, ishin dalë nga shtëpia rreth orës 09:00 të mëngjesit.
Ata janë gjetur shëndosh dhe mirë në terrenin malor të fshatit Siqevë.
Lajmin për gjetjen e tyre e ka dhënë edhe policia e Kosovës nëpërmjet zëdhënësit Bajram Krasniqi.
Familja ishte bërë gati dhe kishte kërkuar ndihmë edhe tek rrethi që në rast se nuk gjenden të fillojnë kërkimet.
Klan Kosova ka provuar të marrë edhe detaje të tjera edhe nga familja edhe nga zyrtarët e nënstacionit në Bardhosh.
Por, asnjë nga këta nuk ishin në gjendje të prononcohen.
Sipas informacioneve tek fëmijet nuk ka pasur shenja se mund të jenë keqpërdorur nga dikush./KlanKosova
Blendi Fevziu publikon përgjigjet e patransmetuara të Thaçit...
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...
Fede Valverde reagon për herë të parë pas përplasjes me Aure...
Irani ka sulmuar tre shkatërrues amerikanë pranë Ngushticës ...
Akt barbar: Dëmtohet lapidari i UÇK-së në Binxhë të Klinës
Aston Villa e Freiburg fitojnë me përmbysje dhe sigurojnë fi...