Trashëgimia e Pejës dhe qëndresa e saj ndër vite

19:17 | 27 Nëntor 2021 | Sahide DEDUSHI

Peja, një qyteti i bukur, i mbuluar me traditë dhe trashëgimi kulturore, e me një histori mjaft të vjetër që e bënë po ashtu edhe një qytet turistik, shkruan arbresh.info.

Me të hyrë në këtë qytet kalohet nëpër gjurmë të objekteve të ndryshme historike që kanë lënë në kohëra të ndryshme.

Peja mban brenda vetës të gjitha monumentet me karakter historik të cilat i kanë qëndruar kohës dhe pushtimeve.

Blerta Harxhi Begolli, zyrtare për projekte në zyrën e turizmit në kuadër të drejtoriatit për zhvillim ekonomik në komunën e Pejës, për arbresh.info ka treguar pikat më të rëndësishme të trashëgimisë së Pejës.

“ Sa i përket trashëgimisë kulturore ne si zyre e turizmit i kemi 14 pika të trashëgimisë kulturore ku janë pikat kryqe që i referojmë edhe te turistët edhe janë pikat të mirëmbajtura që mund edhe të vizitohen. Kështu që e kemi edhe një shteg kulturor që i themi”, tha Begolli.

Ndërkaq katër nga këto monumente historike zgjojnë më shumë kureshtje për tu parë.

“I kemi katër pika kryesore që i vizitojnë ku është Qarshia e Gjatë, Bajrakli Xhamia që është brenda në qarshi, Muzeu i Pejës, e kemi po ashtu Patriarkanën që e zgjon një kureshtjeje mjaftë të madhe etj”, tha Begolli.

Në Pejë do të shtegtosh nëpër kohëra të ndryshme, e nëpër shenja që kanë lënë ato.

Për këtë as trashëgimia e Pejës nuk u ka bërë ballë restaurimeve e ku në disa prej tyre është intervenuar.

“Në këto që i përmenda restaurim ka ndodhur te qarshia, p.sh në vitin 2015, ku ka qenë një restaurim mjaftë i madh i përbashkët me fondet e BE-së, dhe komunën e Pejës, ka qenë një shumë mjaftë e madhe për shkak se deri në vitin 2015 qarshia ka qenë e djegur, por ka qenë e adaptume atu këtu prej zejtarëve që punojnë atu, por që jemi munduar ti ruajmë vlerat sa ma shumë, po ashtu edhe te Muzeu nuk ka ndodhë një restaurim i madh pasi që shpija apo konaku që është atu është veq prej vitit 1960, pasi që është riloku, pasi që më herët ka qenë në vend tjetër”, tha Begolli.

Fondet e ndryshme ndihmojnë që sot këto monumente të mund të vizitohen.

“Ne më shumë mund të flasim për projektet që i marrim nga fondet e BE-së, por që normal edhe Ministria e Kulturës  e ka një rol të veçantë nëpër këto objekte, ku sidoqoftë cka do që bëhet duhet tu kërkohet leja atyre”, tha Begolli.

Turizmi mbetet një nga pikat më të forta të këtij qyteti dhe pa dyshim që zyrtarja ka një propozim në lidhje me këtë çështje.

“Propozimi jem është që ta zhvillojnë trashëgimin kulturore me anë të turizmit, pasi që kemi një potencial mjaftë të madh për turizëm atëherë mund ta shfrytëzojmë edhe trashëgimin kulturore. Dhe në secilin vend që shkohet të vizitohet një trashëgimi e shef se sa ka vlerë një qytet”, tha Begolli.

Bukurit mahnitëse të qytetit të Pejës,  gërshetimi i tyre me modernen dhe ruajtjen e trashëgimisë nderë breza, mbetet gur themeli i fortë e që nuk do të mungojë asnjëherë./S.D/arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara