Vdekjet, vetëvrasjet dhe tentim vetëvrasjet, por edhe përkujdesja ndaj shëndetit në përgjithësi kanë vënë në pikëpyetje sigurinë e personave që vuajnë dënimet nëpër burgjet e Kosovës. Këta persona marrin një trajtim degradues thonë në institucionet që mbrojnë të drejtat e njeriut.
Dy rastet e fundit, ku të burgosurit kanë humbur jetën brenda grilave janë, rasti i aktivistit të Lëvizjes Vetëvendosje, Astrit Dehari dhe rasti i bashkëbanuesit të qelisë së Deharit, Naser Makolli, për të cilët deri më tani nuk është dhënë sqarimi përfundimtar për vdekjen e tyre.
Sipas njohësve të çështjeve për mbrojtjen e të drejtave të njeriut, një ndër faktorët që ndikojnë në rritjen e numrit të këtyre rasteve është edhe mungesa e stafit adekuat mjekësorë nëpër burgje.
Kryetari i KMLDNJ-së, Behxhet Shala, thotë për arbresh.info se në burgje nuk ka mundësi që të burgosurve t’iu ofrohet shërimi i duhur, prandaj sipas tij po ndodhin këto rastet e vdekjeve në burgje.
“Kur flasim për shëndetësinë nëpër burgje, e cila nuk ka kapacitet profesional të mjaftueshëm për t’i trajtuar rastet e rënda, atëherë duhet ta kemi parasysh shëndetësinë publike, pra nëse nuk kemi shëndetësi publike cilësore atëherë nuk duhet të pyetni se ashtu janë edhe nëpër burgje. Nuk është gjendja e mirë, mungon kuadri profesionist mjekësore. Nuk mundet një mjek i përgjithshëm t’i trajtoj sëmundjen e zemrës”, tha Shala për Arbresh.info.
Shala për këtë ia hedh gjithë fajin Ministrisë së Shëndetësisë, e cila sipas tij, ka kompetenca për menaxhimin e shërbimit shëndetësorë nëpër burgje.
Në Institucionin e Avokatit Popullit nuk kanë pranuar të flasin specifikisht për rastet e vdekjeve brenda burgjeve, por thonë se Mekanizmi për Parandalimin e Torturës (MKPT) ka dhënë disa rekomandime për përmirësimin e kushteve dhe shtimin e numrit të personelit mjekësor.
“Sa i përket masave të sigurisë IAP /MKPT vazhdimisht ka rekomanduar vendosjen e kamerave të sigurisë, shtimin e numrit të personelit mjekësor, trajnimin e shtuar të personelit shëndetësor dhe korrektues, krijimin e kushteve të punës, si dhe bashkëpunimin më të ngushtë mes personelit shëndetësor dhe atij korrektues”, thonë në këtë institucion për arbresh.info.
Sipas, Avokatit të Popullit, mungesa e ndihmës mjekësore në kohën e duhur, që i shtohet refuzimit të autoriteteve për t’i ofruar atij trajtimin e duhur mjekësor të dhënë nga mjekët civilë, krijuan një ndjenjë të fortë mungese sigurie, e cila, e kombinuar me vuajtjet fizike, çojnë në trajtimin degradues duke shkelë nenin 3 të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut.
Ndryshe që nga vitit 1999 e deri këtë vit në burgjet e Kosovës kanë kryer vetëvrasje 13 të burgosur, ndërsa 201 të tjerë kanë tentuar të vetëvriten .
Gjatë të njëjtës periudhë, 28 të burgosur gjithashtu vdiqën nga shkaqe natyrore, duke e sjellë totalin e vdekjeve në burgje që nga viti 1991 në 52./Arbresh.info/Mira Avdimetaj/
Aksident mes dy veturave në Klinë, lëndohet një person
Ura për këmbësorë mbi lumin Ibër nga nesër lëshohet për qark...
“Po du me të këqyr”, Klodi skuq Benitën
Përplaset për vdekje këmbësori në Krujë, shoqërohet në komis...
Ushtria amerikane: Tetë të vrarë nga sulmet e fundit ndaj an...
“E mallkoj ditën kur jemi takuar”, Londrimi ngacmon Edin dhe...