Tragjedia në Suharekë, Limaj ngushëllon familjen Sadikaj

20:34 | 8 Korrik 2018

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, njëherësh zëvendëskryeministër në qeverinë e Kosovës, Fatmir Limaj i ka shprehur ngushëllim familjes Sadikaj për humbjen tragjike të pesë anëtarëve të saj në një aksident trafiku.

Përmes njëpostimi, Limaj ka thënë se ky lajm ka prekur të gjithë qytetarët e vendit.

Ai ka apeluar që të gjithë vozitësit që të kenë kujdes më të madh në komunikacion në mënyre që të shmangën aksidentet që po marrin jetën e qytetarëve të Kosovës.

Limaj u ka bërë thirrje institucioneve përgjegjëse që të marrin të gjitha masat e nevojshme për evitimin  e aksidenteve me fatalitet./arbresh.info/

Lajmet më të lexuara