Lëvizja Vetëvendosje sot shënon dhjetë vjetorin e protestës së organizuar kundër implementimit të planit të Ahtisarit, ku humbën jetën aktivistët Arben Xheladini dhe Mon Balaj.
Protesta kishte eskaluar në momentin që janë hequr rrethojat e vendosura në mes të sheshit.
Ishte policia e rumune e UNMIK-ut, ajo që kishte reaguar në mënyrë të dhunshme me ç’rast janë përdorur edhe armë vdekjeprurëse.
Përveç dy të vdekurve pati edhe shumë të lënduar dhe dëme materiale.
Fotografi i Arbresh.info, Ruzhdi Pacolli i cili e kishte përcjellë nga afër gjithë ngjarjen e rëndë, sjell përmes fotografive tmerrin e asaj dite./Arbresh.info.

Izraeli dhe Libani vazhdojnë bisedimet për armëpushim dhe pa...
Certifikohen 12 zyrtarë policorë për operim me dronë, polici...
Flet Mërgim Lushtaku për media: Sami Lushtaku ende nuk është...
OVL e UÇK-së thirrje qytetarëve: Nisuni drejt Skenderajt për...
Mërgim Lushtaku po qëndron para Stacionit të Policisë në Ske...
Dalin në shitje biletat për sfidat kundër Izraelit dhe Lukse...