Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Time Kadrijaj është e ftuara e radhës nga Gjykata Speciale. Lajmin e ka konfirmuar edhe vetë deputetja. Ajo për këtë ftesë ka dhënë edhe detaje përmes një postimi në Facebook.
Kadrijaj që ka shërbyer në UÇK si mjeke në spitalet ushtarake në zonën e Dukagjinit, ka treguar se gjatë ditës së stome ka marrë një telefonat nga Gjykata Speciale.
“Megjithëse ende jo zyrtarisht, sot jam kontaktuar me telefon nga Gjykata Speciale dhe jam njoftuar se ftesën do ta marr edhe zyrtarisht për tu intervistuar gjate muajt shtator!. Nuk jam aspak e mërzitur për pasojat ligjore, sepse lufta janë ka qene e paster si loti dhe kjo do te deshmohet prap, por jam e shqetësuar për ftesat e njepasnjeshme te kesaj Gjykate, te cilat për baze kane vetëm pretendimet politike te Serbisë dhe ta merr mendja qe po kane edhe pasoja politike, për Kosovën, e cila me fund ka filluar te flasë me zërin e vet!”, ka shkruar ajo.
Deputetja e Kuvendit të Kosovës është shprehur e bindur se lufta e Ushtrisë Çlirimtare te Kosovës, do të mbetet e shenjtë.
” Jam e bindur se edhe kjo sfide do te perballohet me dinjitet dhe lufta e Ushtrise Çlirimtare te Kosoves, do te mbetet e shenjte, sic edhe ka qene!”.
“Taksë prej 10 eurosh për çdo automjet që hyn në Prishtinë”,...
Deputetja e VV-së thotë se kanë kërkuar nga opozita që të pr...
Dy shtetas turq u rrahen mes vete në Prishtinë
I dënuar me 10 vjet burg për trafik droge në Itali, arrestoh...
AKB: Paga e 13-të vetëm për sektorin publik është diskriminu...
Haradinaj: Qindra shqiptarë u ekzekutuan në Lybeniq dhe zonë...