Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka njoftuar se sot është dëmtuar edhe një autobus urban në kryeqytet.
Ai në një postim në Facebook ka shkruar se këtë muaj kanë ndodhur shumë gjëra në Prishtinë, duke përmendur thyerjen e semaforëve, dëmtimet e shtëpive, kabllot e ndriçimit etj.
Ja postimi i plotë i Ahmetit:
Sot, na e thyen edhe një autobus.
Vetëm ne muajin e fundit janë thy semaforat me çekan (për me bo tollovi), jane dëmtuar shtepia për të moshuarit dhe parku Bllok Pas Blloku (per tu mos u promovuar), janë këputur kabllot e ndriçimit (për me bo propagandë), i kanë lënë kontejnerët pa pastru e janë lëshu kamionat e mbeturinave në ora 16:00 (me bo tollovi) dhe kanë shpif te grupe të ndryshme.
Kot e kanë. Prishtina do të ec përpara. Sabotimet kanë përfundu me 22 tetor me rezultatet për asamble. Në Prishtinë nuk ka vend për krim.
Ka vend për parqe, salla të sportit, çerdhe, e spital, salle koncertale e zhvillim. Ka vend për bashkëpunim. Katër vitet e ardhshme do ta ndërtojmë edhe më tutje këtë frymë të përparimit.
Vec me zemër për Prishtinën!❤️

Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...