Një person është therrur me thikë dje në Ferizaj, pas një fjalosje që kishte me një person tjetër.
Sipas raportit të Policisë, fjalosja ka eskaluar teksa njëri e ka goditur tjetrin me thikë, me ç’rast e ka lënduar, përcjell arbresh.info.
I lënduari është mjekuar, ndërkaq i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.
Njoftimi i plotë:
LËNDIM TRUPOR
Ferizaj 01.03.2023 – 11:10. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se pas një fjalosje ka sulmuar me një mjet të mprehtë (thikë) viktimën mashkull kosovar, me ç’rast i ka shkaktuar lëndime trupore, viktimës iu është ofruar tretman mjekësor nërsa si provë materiale është konfiskuar një thikë. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje, rasti vazhdon të hetohet.
AGK bën thirrje për respektimin e punës së gazetarëve në dit...
E rëndë në Tiranë/ 60-vjeçari tenton të djegë veten me lëndë...
Bedri Hamza: Kosova pas 9 shkurtit do të jetë ma mirë
Abdixhiku përmbylli tubimin e madh elektoral me mesazh: Le t...
Arrestohen 4 persona në veri, ushtruan presion ndaj një qyte...
Bellingham ndiqet nga klubet e mëdha angleze