Therja me thikë në Obiliq, policia tregon se çka u konfiskua në vendin e ngjarjes

08:54 | 12 Janar 2022

Tre persona janë therur dje me thikë në qendër të Obiliqit, ku dy prej tyre kanë qenë në gjendje të rëndë.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, njësitet policore në vendin e ngjarjes kanë gjetur dhe konfiskuar; tri thika, një shufër metali, dhe një boks hekuri.

Ndërsa, të dyshuarit, pas intervistimit me urdhër të prokurorit, të gjithë (6) janë dërguar në mbajtje, dhe rasti është duke u hetuar.

Njoftimi i plotë i PK-së:

Obiliq 11.01.2022-14:18. Janë arrestuar gjashtë (6) të dyshuar meshkuj kosovarë, tre (3) prej tyre të mitur, pasi që të njëjtit për motive (ende) të panjohura kanë sulmuar fizikisht me mjete të mprehta-thika, dy viktimat meshkuj koosvarë-të mitur, të cilëve u kanë shkaktuar lëndime trupore. Viktimat, janë dërguar për tretman në QKUK dhe sipas mjekëve gjendja e tyre është e rëndë. Njësitet policore në vendin e ngjarjes kanë gjetur dhe konfiskuar; tri (3) thika, një (1) shufër metali, dhe një (1) boks hekuri. Të dyshuarit, pas intervistimit me urdhër të prokurorit, të gjithë (6) janë dërguar në mbajtje. Rasti është duke u hetuar./arbresh.info/

Lajmet më të lexuara