Tre persona janë plagosur sot gjatë një përleshje në sheshin e qytetit në Obiliq, ku të njëjtit janë dërguar për trajtim mjekësor në QKUK, derisa gjendja e dy prej tyre është e rëndë.
Kështu tha për arbresh.info mjeku kujdestar në Klinikën Emergjente në QKUK, Avdush Bajgora.
Ai tha se dy prej tyre i janë nënshtruar operacionit, dhe janë në mjekim intensivë.
“Aktualisht e kanë gjendjen e rëndë, dy prej tyre i janë nënshtruar operacionit, njëri nga ta është pak më mirë, dhe janë në mjekim intensivë”, tha ai.
Kujtojmë se, rastin për arbresh.info e kanë konfirmuar edhe nga Policia e Kosovës.
Flora Ahmeti, zëdhënëse e policisë për rajonin e Prishtinës ka thënë se përleshja ka ndodhur rreth orës 15:00 dhe se policia ka nisur hetime lidhur me rrethanat e këtij rasti.
“Sot rreth orës 15 :00 patrulla policore ka hasë në një përleshje fizike e cila ka ndodhë në sheshin e qytetit,në Obiliq. Bazuar në të dhënat fillestare, në këtë rast nga mjete të mprehta, janë plagosur tre persona. Të njëjtit janë dërguar për trajtim mjekësor. Policia ka nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij rasti”, tha Ahmeti./arbresh.info/
LEXO EDHE:
Haziri paralajmëron krizë të thellë nga janari deri në prill...
“Lavdi”, Kurti bën homazhe për 41 dëshmorët e UÇ...
“Ne e kemi Granit Xhakën” – Stadiumi i Sunderland dridhet ng...
“Femër e gomës je”, vazhdon debati mes Shkurtës dhe Benitës
Autorët e sulmit në Australi janë babë dhe bir
Punime në rrjetin, KEDS tregon se ku do të ketë ndërprerje t...