Theret me thikë një person në Mitrovicë të Veriut

Një person është therur me thikë në Mitrovicë të Veriut. Lajmin e ka konfirmuar zv.komandanti i Policisë për rajonin e Veriut, Veton Elshani. Ai njoftoi se viktima është jashtë rrezikut për jetë, ndërsa policia është në kërkim të të dyshuarit ose të dyshuarve.