Humbja në zgjedhjet nacionale të 6 tetorit e ka dëshpëruar edhe themeluesen e Partisë Socialdemokrate, Kaqusha Jasharin.
Por ish kryetarja nuk ka pasur fort fat me partinë e saj edhe para se të bashkohej me të larguarit e Vetëvendosjes.
Ani pse ky dështim ndodhi gjatë kohës kur partia është nën timonin e Shpend Ahmetit, Jashari vazhdon të besojë në idealet e tij, raporton Gazeta Express.
Kandidatja e PSD-së për deputete, që nuk ia doli të sigurojë votat e mjaftueshme për ulëse ne Kuvend, thotë se në zgjedhjet e ardhshme ata duhet të garojnë të vetëm.
Në anën tjetër, njohësit e çështjeve politike thonë se ka shumë gjasa që kjo parti të përfundojë si Fryma e Re, subjekt ky që u shua pasi nuk arriti të kalojë pragun zgjedhor.
Kujtojmë se Shpend Ahmeti, kryetar aktual i PSD-së, ka qenë edhe kryetar i Partisë Fryma e Re në vitin 2010.
Kurti: Ekonomia digjitale po shndërrohet në motor të zhvilli...
FSK drejt Shqipërisë për gjetjen e të zhdukurit në lumin Mat...
KESCO kërkon rritje prej 21.3% të çmimit të energjisë elektr...
Kërkohet ndihmë për gjetjen e një gruaje në Lipjan
Trevon Allen ndahet me Golden Eagle Yllin
E kryer, Kristjan Asllani kalon në formë huazimi tek Besikta...