Presidenti i vendit, Hashim Thaçi u ka rikujtuar deputetëve se Demarkacioni me Malin e Zi duhet të ratifikohet sa më shpejt.
Thaçi tha sot në seancën e Kuvendit në të cilën iu adresua deputetëve për fundvit se sa më shpejt që ratifikohet marrëveshja, aq më shpejt qytetarët do të lirohen nga izolimi, shkruan arbresh.info.
“Duhet ta ratifikojmë pa humbur kohë marrëveshjen e vijës kufitare me Malin e Zi. Ratifikimi i kësaj marrëveshje i jep fund izolimit të padrejtë të qytetarëve të Kosovës. Duhet pa humbur kohë të themelojmë asociacionin e komunave me shumicë serbe”, ka thënë Thaçi.
Sipas tij, sa më shpejt të përmbushen detyrat, aq më shpejt do të bëhen hapa serioz drejt anëtarësimit në BE dhe NATO./arbresh.info/
Kosova riafirmon mbështetjen për Ukrainën
Rikthehet në normalitet transporti publik në Shqipëri, opera...
Kurti pret në takim deputetin e ardhshëm zviceran Arbër Bull...
Ministria e Jashtme e Pakistanit: Bisedimet SHBA-Iran serioz...
Kosova dhe Shqipëria nënshkruajnë marrëveshje për menaxhimin...
Mbi 3500 mësues protestojnë në Ankara pas sulmeve në shkolla