Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, i cili ndodhet në Nju-Jork për seancën e radhës të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, i bëri thirrje Presidentit të SHBA-së Donald Trump që të vizitojë Prishtinën.
Në një deklaratë për RTV21, Thaçi tha se Donald Trump ka rikonfirmuar mbështetjen e SHBA-së për Kosovën.
Thaçi gjithashtu tha se takimi i shkurtër me Presidentin Trump ishte jashtëzakonisht miqësor, dhe i ngrohtë.
“Presidenti Trump, si të gjithë kryetarët e tjerë të Shteteve të Bashkuara, ka një vizion të qartë për Kosovën. Kjo është një mbështetje e veçantë për vendin tonë. Ai tha se Kosova është një vend i madh dhe se ka njerëz të mrekullueshëm”, tha Thaçi.
Presidenti Thaçi dhe Zonja e Parë u takuan dje me çiftin presidencial të SHBA-së në Nju-Jork.
Hoxha: Shqipëria e vlerëson shumë miqësinë dhe partneritetin...
Do të ketë më shumë raste të hantavirusit në javët e ardhshm...
Parashikimi i motit për të enjten
Inter e fiton edhe Kupën e Italisë
Trump në Kinë me titanët e teknologjisë amerikane, çfarë pri...
Konjufca: Nëse VV i merr mbi 51%, nuk ka zgjedhje deri në vi...